Nga Plani i Rritjes, te Plani Ekonomik i Investimeve, BE mbështetje të vazhdueshme për Shqipërinë
Shqipëria është vend kandidat i Bashkimit Evropian që nga viti 2014, por rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka nisur që në prill të vitit 2009 kur vendi ynë aplikoi për anëtarësim në BE dhe kur hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit.
Në qershor të vitit 2014 Këshilli Evropian i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Në prill 2018 Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në mars 2020 Këshilli Evropian vendos të hapë negociatat e anëtarësimit. Në korrik 2022 u mbajt Konferenca Ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit, dhe nisi procesi i shqyrtimit. Në tetor 2024 u mbajt Konferenca Ndërqeveritare për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Grup-kapitullin e Parë – Themeloret.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor
Në vitin 2023, BE-ja shpalli një Plan Rritjeje historik për përshpejtimin e zhvillimit socio- ekonomik të partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE.
Plani synon të nxisë konvergjencën socio-ekonomike përmes integrimit të zgjeruar ekonomik me tregun e përbashkët të BE-së dhe integrimin rajonal brenda Tregut të Përbashkët Rajonal, duke përshpejtuar reformat themelore.
Si pjesë e këtij Plani Rritjeje, Shqipëria u ftua të përgatiste një Axhendë Reformash me fokus te reformat për zhbllokimin e potencialit kombëtar dhe rajonal të rritjes dhe në lidhje me themelet e procesit të zgjerimit, duke përfshirë sundimin e ligjit, demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.
Mekanizmi për Reforma dhe Rritje prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor do të ofrojë mbështetje kyç për zbatimin e Planit të Rritjes.
Komisioni e miratoi Axhendën e Reformave të Shqipërisë në tetor 2024.
922,1 milionë euro grante të pakthyeshme dhe kredi të favorshme do të jenë të disponueshme për Shqipërinë kur të plotësojë kushtet për të cilat është angazhuar në Agjendën e saj të Reformave.
Mbështetja në vazhdim e BE-së për Shqipërinë
BE është partneri më i madh tregtar, investitori më i madh dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare në Shqipëri.
BE-ja është ofruesi më i madh i ndihmës financiare për Shqipërinë. Ajo ofron një shumëllojshmëri programesh dhe instrumentesh për të mbështetur zhvillimin e Shqipërisë dhe procesin e anëtarësimit në BЕ.
Instrumenti Paraanëtarësimit (IPA)
Nga 2021-2024 BE-ja ka dhënë mbi 500 milionë euro ndihmë financiare dhe teknike për Shqipërinë në kuadër të IPA III. Ndihma ofrohet në formën e granteve të pakthyeshme.
Ajo përfshin: 80 milionë euro Paketa e Mbështetjes për Energjinë, e cila mbështeti familjet në nevojë dhe NVM-të në Shqipëri për përballimin e çmimeve të energjisë.
Mbi 30 milionë euro mbështetje për përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimin e ekonomisë qarkulluese gjithëpërfshirëse dhe gjinore dhe rritjes së qëndrueshme të gjelbër në Shqipëri.
Mbështetje 115 milionë euro për rehabilitimin dhe rindërtimin e shkollave dhe siteve kulturore pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.
Plani Ekonomik dhe i Investimeve (PEI)
PEI i BE-së për Ballkanin Perëndimor identifikon 10 investime kryesore në transportin e qëndrueshëm, energjinë e pastër, mjedisin dhe klimën, të ardhmen digjitale, kapitalin njerëzor dhe sektorin privat, për të mbështetur një tranzicion të gjelbër dhe digjital, si dhe për ta sjellë rajonin më pranë tregut të përbashkët të BE- së.
Për projektet në Shqipëri, që nga viti 2020, BE-ja ka mobilizuar tashmë 1.4 miliardë euro në investime falë 600 milionë eurove si grante të BE-së. Fondet mblidhen përmes instrumenteve të tilla si Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Kjo përfshin:
Rehabilitimin e seksionit hekurudhor Vorë-Hani i Hotit prej 120 km, duke përfshirë rinovimin e 12 stacioneve të trenit, modernizimin dhe elektrifikimin e binarëve hekurudhorë.
Një central diellor fotovoltaik lundrues në liqenin e Vaut të Dejës, që prodhon 18 GWh elektricitet dhe zhvendos 8700 tonë CO2 çdo vit.
654 laboratorë kompjuterikë në 615 shkolla fillore dhe nëntëvjeçare për të rritur aftësitë programuese kompjuterike të nxënësve të rinj.
Çfarë po arrihet së bashku mes Shqipërisë dhe BE-së?
713 MW kapacitet gjenerimi të energjisë së rinovueshme të instaluar;
185 km linja hekurudhore të rehabilituara;
Shërbime të përmirësuara uji dhe kanalizimesh për mbi 975 000 banorë;
627 shkolla të pajisura me laboratorë inteligjentë për 198 000 nxënës/vit.
Lidhje të ngushta tregtare dhe investuese
BE-ja është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë.
Në vitin 2023, BE-ja zinte 57.7% të tregtisë së përgjithshme të mallrave në Shqipëri (72.1% e eksporteve të përgjithshme dhe 50.6% e importeve të përgjithshme).
Totali i investimeve të huaja direkte të BE-së arriti në 736.3 milionë euro në vitin 2022.
Liberalizimi progresiv i tregtisë dhe aksesi reciprok pa taksa për shumicën e mallrave ka nisur që në vitin 2006 dhe aktualisht bazohet në Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit (MSA) BE – Shqipëri.
Bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe siguri
Shqipëria ka vazhduar të përafrohet plotësisht me pozicionet dhe deklaratat e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së.
Përveç kësaj Shqipëria ka vazhduar të marrë pjesë aktive në misionet dhe operacionet e BE-së për menaxhimin e krizave në kuadër të Politikës së Përbashkët për Sigurinë dhe Mbrojtjen, veçanërisht EUFOR Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes, në vitin 2024 BE-ja miratoi një masë prej 13 milionë eurosh për të forcuar efektivitetin operativ, lëvizshmërinë dhe mbrojtjen e Forcave të Armatosura Shqiptare.
BE-ja ofron mbështetje për përballimin e kërcënimeve hibride, përfshirë manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit kibernetik dhe të huaj.
Kontakte mes njerëzve
Që nga viti 2010, shqiptarët përfitojnë nga udhëtimi pa viza drejt BE-së.
BE-ja ka financuar mbi 7700 shkëmbime ndërmjet BE-së dhe qytetarëve shqiptarë në fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit në kuadër të ERASMUS+ që nga viti 2021.
Në prill 2024, BE-ja mbështeti ngritjen e një kampusi të ri të Kolegjit të Evropës në Tiranë.
#Nga #Plani #Rritjes #Plani #Ekonomik #Investimeve #mbështetje #të #vazhdueshme #për #Shqipërinë
Java News