Aktualitet
Haradinaj kësaj radhe në Pejë, do të prezantojë kandidatët për deputetë

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK – Nisma – Konservatorët – E30, sot pritet të takohet me strukturat udhëheqëse të Degës së Aleancës në Pejë.
Kjo është paraparë të ndodh me qëllimin e prezantimit të kandidatëve për deputetë, ndërsa ngjarja nis në ora 18:00.
Haradinaj dje ishte në komunën e Vitisë, ndërsa gjatë prezantimit ai theksoi synimin e koalicionit për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional për Anëtarësim pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kreu i AAK-së prezantoi dy kandidatë për deputetë nga Vitia: Labinot Gjini dhe Engjëll Koliqi.
#Haradinaj #kësaj #radhe #në #Pejë #të #prezantojë #kandidatët #për #deputetë
gazetablic.com