Aktualitet
Homazhe e akademi përkujtimore në 35-vjetorin e rënies së Zhitisë e Fazliut

Me rastin e 35-vjetorit të rënies heroike të heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, do të bëhen homazhe.
Njëra në lagjen “Velania” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00, e tjetra në lagjen “Bregu i Diellit”, në po të njëjtin qytet nga ora 13:00.
Në homazhet që pritet të mbahen në “Velani”, është paralajmëruar që do të marr pjesë edhe kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj.
Gjithashtu qeveria do të organizojë akademi përkujtimore, në kinemanë ABC, në kryeqytet, nga ora 14:00.
#Homazhe #akademi #përkujtimore #në #35vjetorin #rënies #së #Zhitisë #Fazliut
gazetablic.com