Life Style

Doni bark të sheshtë? Ju sjellim 6 fruta që ju ndihmojnë të arrini qëllimin tuaj

Dëshironi të keni një bark të sheshtë, por ende nuk e keni arritur, pavarësisht ushtrimeve intensive? Ndoshta është koha për të parë edhe dietën tuaj…

Në një shkrim të Marie Clarie, nutricionisti, Cleo Dimitradou ka zbuluar se cilat fruta kontribuojnë në djegien e dhjamit, por edhe në tretje më të mirë.

Molla

Në lëkurën e mollës ekziston një substancë, acidi ursolik, i cili ndihmon në djegien e yndyrës dhe përshpejton humbjen e peshës. Gjithashtu kontribuon në funksionimin e mirë të organizmit dhe detoksifikimin e tij.

Ananasi

Falë bromelinës që përmban, përmirëson tretjen dhe shëndetin e sistemit tretës. Shpesh fryrja në bark është për shkak të tretjes së dobët.

Manaferrat

Është zbuluar se ato kufizojnë ruajtjen e yndyrës në bark. Mund t’i konsumoni të ngrira ose të thata. Një zgjidhje shumë e mirë është t’i vendosni në smoothie dhe t’i merrni me vete.

Fiku

I përshtatshëm për funksionimin e mirë të zorrëve. Kapsllëku është i zakonshëm me ndryshimin e ambientit gjatë pushimeve, ndaj një fik, idealisht në mëngjes, do t’ju zgjidhë problemin.

Avokado

Yndyrat e mira janë gjetur se nxitin metabolizmin. Tosti me avokado ose avokado e thjeshtë mund të jenë zgjidhje perfekte dhe mjaft ushqyese për pushimet.

Banane

Kaliumi që përmban ndihmon ndjeshëm në mbajtjen e lëngjeve. Megjithatë, një informacion më i dobishëm është se bananet janë fruti i duhur për ata prej jush që vuajnë nga zorrët dhe që shpesh kanë fryrje barku.



#Doni #bark #të #sheshtë #sjellim #fruta #që #ndihmojnë #të #arrini #qëllimin #tuaj

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button