Aktualitet

Babai godet djalin me biçak në Maliq: I thoja shko në shkollë, ai rrinte në celular

Maliq, babai plagos djalin 15 vjeçar me thikë zbardhet dëshmia:

Shpëtim Çuka:-Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thoja ikë se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë.

I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas.

15 vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/a.r

#Babai #godet #djalin #biçak #në #Maliq #thoja #shko #në #shkollë #rrinte #në #celular
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button