Aktualitet

Detaje për makinat e djegura në Shkodër: Përdoreshin nga agjenti i krimeve të policisë

Një agjent krimesh në Policinë e Shkodrës dyshohet se ishte objekt i paralajmërimit të djegies së dy automjeteve në qytetin verior gjatë natës.

Gazetarja e Klan News në Shkodër, Emi Kalaja, thotë se makinat e djegura në pronësi të S.Hoxha, përdoreshin nga Ergys Lohja, agjent i krimeve në Shkodër.

Grupi hetimor dyshon se djegia e mjeteve ka qenë mesazh pikërisht për Lohjan.

Gjatë orëve të natës, dy makina u dogjën në Shkodër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Djegia e dy makinave dyshohet të jetë e qëllimshme.

/a.r

#Detaje #për #makinat #djegura #në #Shkodër #Përdoreshin #nga #agjenti #krimeve #të #policisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button