Life Style
Lagni furçën me ujë kur vendosni pastën e dhëmbëve? Filloni të ndryshoni zakon

Një nga lëvizjet më klasike gjatë larjes së dhëmbëve është lagia e furçës së dhëmbëve para ose pas aplikimit të pastës.
Megjithatë, duket se sipas ekspertëve kjo është mjaft e panevojshme.
Sipas stomatologut Dr Sahil Patel, duke folur për Sun, është e gabuar të lagësh furçën e dhëmbëve përpara se të vendosësh pastën e dhëmbëve, sepse kështu ajo tretet.
Ai shtoi se vetë pasta e dhëmbëve ka sasinë e duhur të lagështisë. Nëse furça e dhëmbëve është e lagur, pasta e dhëmbëve shkumon dhe ju detyron ta pështyni më shpejt.
Kështu që herën tjetër, mbajeni këtë në mendje dhe ndryshoni zakonin tuaj!
#Lagni #furçën #ujë #kur #vendosni #pastën #dhëmbëve #Filloni #të #ndryshoni #zakon