E rëndë në Kosovë, gruaja hidhet nga ura. Nisin kërkimet për gjetjen e trupit

Njësia për Kërkim-Shpëtim në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke vijuar operacionin për kërkim të një gruaje që u hodh nga Ura e Fshajt në lumin Drin i Bardhë.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, tha për KosovaPress se deri mëngjesin e së hënës nuk ka ndonjë të re në lidhje me rastin.
“Kërkimet janë duke vazhduar nga Njësia për Kërkim-Shpëtim e FSK-së. Deri në këto momente nuk ka ndonjë epilog lidhur me rastin. Për informimin tuaj, FSK është duke kryer kërkime që nga dita e parë”, deklaroi Elezaj për KosovaPress.
Mëngjesin e së premtes, një grua 59 vjeçe, me inicialet A.M. nga Prizreni, ishte hedhur nga Ura e Fshajt ndërsa sendet e saj personale kishin mbetur tek ura.
#rëndë #në #Kosovë #gruaja #hidhet #nga #ura #Nisin #kërkimet #për #gjetjen #trupit