Sport
Arritëm dy rezultate brutale –

Barcelona ka mposhtur Realin e Madridit me shifrat e thella 0-4. Injaki Penja ka mbetur mjaft i kënaqur me fitoren në “El Clasico”. Portieri i Barcelonës ka thënë pas ndeshjes në një intervistë për mediat se skuadra e tij e ka treguar që mund të mposhtë këdo.
“Erdhëm nga Bajerni, e dinim që kjo javë do të ishte çelësi për atë që do të vinte në ligë. Kemi arritur dy rezultate brutale. Kemi 6 pikë (më shumë), por ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur. Objektivat e rëndësishme janë kundër më të mirëve në botë. E kemi treguar që kemi aftësi të mundim këdo, që kemi një mentalitet dhe që kemi ndryshuar”, ka thënë Injaki Penja./Sport Ekspres/
#Arritëm #rezultate #brutale
SportExpress