Bullgaria shkon në zgjedhje për herën e shtatë në tre vitet e fundit! Çfarë pritet të ndodhë

Për të shtatën herë radhazi në vetëm tre vjet, qytetarët bullgarë shkojnë në kutitë e votimit për të votuar me synimin për të thyer ngërçin politik në të cilin vendi ndodhet që nga viti 2021.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe rezultatet e para priten rreth orës 20:00.
Kujtohet se ngërçi politik në Bullgari filloi në vitin 2020 kur vala e protestave kundër korrupsionit endemik shkaktoi përmbysjen e koalicionit qeverisës të udhëhequr nga partia Gerb.
Që atëherë, zgjedhjet e njëpasnjëshme në vendin më të varfër të BE-së kanë zbutur valën e ndryshimeve kundër konservatorëve.
Kjo ka rezultuar që Gerb i ish-kryeministrit Bojko Borisov duket se ka fituar përqindjen më të madhe të votuesve, me 26%.
Por ai rrezikon të mos gjejë aleatë për të formuar një qeveri, pasi parlamenti parashikohet të jetë i fragmentuar.
/a.r
#Bullgaria #shkon #në #zgjedhje #për #herën #shtatë #në #tre #vitet #fundit #Çfarë #pritet #të #ndodhë
Java News