Aktualitet
Digjet një veturë në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar pasi është kapur në video duke ia vënë flakën një veture në Fushë Kosovë.
I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar.
“Fushë Kosovë 13.02.2025, 23:54. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vetura e tij me targa lokale është përfshi nga zjarri. Në video incizime në vendin e ngjarjes është vërejtur një person i dyshuar i cili i ka vënë flakë. I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
#Digjet #një #veturë #në #Fushë #Kosovë
gazetablic.com