Aktualitet

Tiranë/ Tritol makinës së biznesmenit nga Vlora, dyshimet e para dhe çfarë deklaroi në prokurori

Një shpërthim me tritol është regjistruar 2 ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Makinës së një biznesmeni nga Vlora i është vendosur lënda plasëse në pjesën e sipërme të kofanos.

Biznesmeni ka banesën në afërsi dhe kishte parkuar makinën aty afër. Para hetuesve ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi por pa dhënë emra konkret personash të dyshuar.

Sipas ekpspertëve sasia është nga 30 deri në 50 gram dhe mendohet se ka pasur qëllim mesazh për pronarin e makinës.

Blutë akoma nuk kanë identifikuar autorin dhe po punon me vëzhgimin e kamerave të sigurisë për gjurmimin e tij. Në pamje shfaqet i vetëm teksa vjen pranë makinës dhe i maskuar lë lëndën plasëse dhe largohet.



#Tiranë #Tritol #makinës #së #biznesmenit #nga #Vlora #dyshimet #para #dhe #çfarë #deklaroi #në #prokurori

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button