Champions-i është kompeticioni jonë –

Reali i Madridit ka marrë sot një nga ato fitore shumë pak ekipe mund ta realizojnë. Pas disavantazhit 0-2 në pjesën e parë, madrilenët hynë sërish në fushë dhe e përmbysën ndeshjen në 5-2. Në një interistë për “Movistar”-in pas ndeshjes, Viniciusi tregoi se çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes. Braziliani zbuloi se pasi dëgjuan Ançelotin të gjithë thanë vetëm një frazë: “Nëse shënojmë të parin, atëherë do ta përmbysim”.
“Shkuam në dhomën e zhveshjes dhe ishim të gjithë shumë të heshtur. Dëgjuam misterin dhe thamë vetëm një gjë: ‘Nëse shënojmë të parin, atëherë do të bëjmë një tjetër përmbysje’. Dhe e bëmë përsëri. Ky është kompeticioni jonë dhe duam ta fitojmë sërish”, ka deklaruar Vinicius Xhuniori./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Championsi #është #kompeticioni #jonë
SportExpress