Aktualitet

“Duhet front i përbashkët qeveri-kompani-individ”, Rama i prerë: Informaliteti i pagave, armik i pensioneve

Kryeministri Edi Rama tha se ‘informaliteti i pagave është një armik i pensioneve dhe i pensionistëve’.

Në takimin që sot u zhvillua me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit, Rama tha se duhet një bashkëpunim mes qeverisë, bizneseve dhe individëve.

“Për të kuptuar se cila është përmbajtja komplekse e kësaj pjese të administrimit të të ardhurave që ne krijojmë dhe cila është vështirësia shumë komplekse për të adresuar nevojën për rritjen e pensioneve. Nga ana tjetër për të theksuar se në një proces si ky është i domosdoshëm një front i përbashkët shoqëror, mes qeverisë kompanive dhe individëve, sepse sigurimet shoqërore nga të cilat buron fondi i pensioneve janë një detyrim jo vetëm ligjor, por edhe moral i patjetërsueshëm për të krijuar mundësinë që zinxhiri i solidaritet të funksionojë. Sigurimet shoqërore janë detyrim i kujdo që merr një pagë dhe ai detyrim shkon tek ai që merr një pension. Sot do të fokusohemi tek informaliteti i pagave si një armik i pensioneve dhe i pensionistëve”, tha Rama.

#Duhet #front #përbashkët #qeverikompaniindivid #Rama #prerë #Informaliteti #pagave #armik #pensioneve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button