Kam luftuar fort për pozicionin që kam te Arsenali –
Maldin Kaçurri ishte risia e listës së Alban Bushit për ndeshjen e fundit në grup të Kombëtares U21. Mbrojtësi 19-vjeçar ka debutuar me fanellën e ekipit të parë të Arsenalit, çka është një dëshmi e qartë e cilësisë dhe potencialit të tij. Në një intervistë të shkurtër për “Top Channel”, Kaçurri ka treguar se po punon fort për të arritur në nivelin e ekipit të parë të “topçinjve”.
“Deri në moshën 16-vjeçare kam qenë në një klub të vogël. Më pas kam filluar me Fullhemin dhe pas një viti në Arsenal. Kam pasur shumë fat, por jam i kënaqur që jam te Arsenali. Është e vështirë. Duhet të punosh fort. Kam punuar fort, kam luftuar për pozicionin që kam te Arsenali.
Babi im ishte tifoz i Milanit. E ka pëlqyer Paolo Maldinin si lojtar dhe kështu më vendosi emrin. Unë tifoz me Milanin? Unë jo. Jam tifoz i Arsenalit. Arteta është kënaqur me mua. Mendoj se kam luajtur mirë. Të shohim, jam duke luftuar fort. Tani jam duke u stërvitur më shumë me ekipin e parë, por edhe luaj ndeshje me ekipin U21. I kam të dyja pasaportat, edhe anglezen, edhe shqiptaren. Por kam dëshirë të luaj për Shqipërinë”, ka thënë Maldin Kaçurri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Kam #luftuar #fort #për #pozicionin #që #kam #Arsenali
SportExpress