Aktualitet
VIDEO / Kërcet grushti para Parlamentit, ‘boksieri’ Flamur Noka godet policët e FNSH

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përfshirë në sherr fizik me një punonjës policie në ambientet e oborrit të Parlamentit.
Situata u tensionua kur protestuesit që ndodheshin para Bashkisë së Tiranës të udhëhequr nga Klevis Balliu, shkuan përpara Parlamentit ku u përplasën me policinë.
Tensionet u rritën gjatë shtyrjeve nga protestuesit, ndërsa nga ana tjetër policia kundërsulmoi.
Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Flamur Nokës dhe deputetëve të tjerë të PD-së që në oborrin e Kuvendit u futën forcat speciale të policisë. Noka goditi fizikisht njërin prej efektivëve që ishte me skafandër.
/a.r
#VIDEO #Kërcet #grushti #para #Parlamentit #boksieri #Flamur #Noka #godet #policët #FNSH
Java News