Aktualitet
Humbi jetën pas aksidentit në Lushnje-Berat, kush është i riu që u bllokua në autobotin e përmbysur
I riu në foto është Petro Piti, i cili humbi jetën mbrëmjen e sotme, pas një aksidenti të rëndë në aksin Lushnjë-Berat.
Autoboti i ngarkuar me lëndë hidrokarbute të cilën drejtonte, është përplasur rreth orës 18:30, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin me iniciale A. T., i cili ndodhet në Komisariat.
Rreth moshës 23-24 vjeç, shoferi mbeti i bllokuar në kamion dhe u ndihmua nga qytetarët të cilët e nxorën nga automjeti, por fatkeqësisht Piti humbi jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/a.r
#Humbi #jetën #pas #aksidentit #në #LushnjeBerat #kush #është #riu #që #bllokua #në #autobotin #përmbysur
Java News