Aktualitet

Kureshtarë për koston e Xhamisë së Namazgjasë? Shifrën marramendëse e zbulon imami Teqja

Për të gjithë ata që janë kureshtarë për vlerën e Xhamisë së Namazgjasë, Imami Gazment Teqja ka zbuluar se ka kushtuar rreth 35 milionë Euro. I ftuar në emisionin “Opionin” në Tv Klan, imami ka dhënë më shumë detaje rreth projektit të Xhamisë së Namazgjasë.

Blendi Fevziu: Ju ishit sot mikpritësi kryesor, ku ishte kryetari i Komuniteti Mysliman?

Imami Gazment TeqjaSot kryetari i Komunitetit Mysliman nuk ka qenë në Shqipëri, ka qenë në udhëtim në dijeninë time. Më kanë caktuar mua si myftiu i Tiranës brenda të gjitha rregullave sepse myftiu i Tiranës është ai që menaxhon dhe kontrollon aktivitetin fetar dhe të gjithë kultet në rrethin e Tiranës. Nga ana e rregullores, mua më takon që ta menaxhoj.

Blendi FevziuKosot e mëdha të operimit, kush do i paguajë këto kosto?

Imami Gazment Teqja: Ka ambiente ndihmëse që do të shfrytëzohen për të mirëmbajtur xhaminë. Gjëja më e mirë në këtë formë që mos ta rëndojë buxhetin e Komunitetit Mysliman.

Blendi Fevziu: Pse u zgjodh ky dizajn dhe jo ai modern që ishte më para?

Imami Gazment Teqja: Kjo është histori krejt tjetër nga ajo e xhamisë që do bëhej pas Pallatit të Kulturës. Ka qenë dëshira e kryeministrit që të bënte një xhami moderne, ajo nuk u realizua. Tani, kur u bë kërkesa, mesa di unë, kërkesën e ka bërë shteti shqiptar, pala shqiptare për nevojat e Komunitetit Mysliman ja ka bërë Turqisë se ne e kishim të pamundur me këto vlera që kap xhamia. Edhe shteti shqiptar ka kontributin e vet sepse një pjesë të pronës e ka shpronësuar rreth 10 mln Euro mesa kujtoj unë. Nuk plotësohej me tokën që kishim ne.

Blendi Fevziu: Sa ka shkuar vlera e xhamisë?

Imami Gazment Teqja: Rreth 35 milonë Euro.

/a.r

#Kureshtarë #për #koston #Xhamisë #së #Namazgjasë #Shifrën #marramendëse #zbulon #imami #Teqja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button