Aktualitet

Viktima dhe dëme të jashtëzakonshme nga uragani “Milton”, konfirmohen 5 të vdekur

Uragani Milton kaloi në Oqeanin Atlantik të enjten ndërsa la pas shkatërrime të shumta në mbarë Floridën. Ai solli një sërë tornadosh dhe deri tani të paktën pesë vetë janë konfirmuar të vdekur, por bilanci pritet rëndohet. Fatmirësisht dëmet janë më të pakta nga ato që priteshin.

Guvernatori Ron DeSantis tha se u shmang skenari më i keq, megjithëse paralajmëroi se dëmet janë të konsiderueshme. Zona e Gjirit Tampa duket se i ka shpëtuar valës së stuhisë.

“Shtëpia dridhej nga erërat, u lëndova pasi stuhia më hodha tutje dy herë, por përveç kësaj unë jam mirë dhe shtëpia shpëtoi.”

Pesë vdekjet e konfirmuar deri më tani ndodhën në St. Lucie në bregun lindor të Floridës, dy prej tyre në një komunitet pensionistësh.

Ekipet e zjarrfikësve dhe ato të shpëtimit po vlerësojnë dëmet pas rrëzimit të vinçit në qendër të qytetit të Shën Petersburg. Sipas raporteve të mediave, erërat e uraganit e rrëzuan vinçin mbi një ndërtesë zyrash.

“Për fat të mirë, askush nuk u lëndua. Është drithëruese tani të shohësh të gjitha dëmet,” tha banorja e Shën Petersburgut Tonya Lyons.

“Gjërat mund të zëvendësohen, por jeta nuk mund të kthehet ,” tha Amadou Diop, gjithashtu nga Shën Petersburg.

Banorët e Floridës po paralajmërohen të vizitojnë zonat e goditura nga uragani Milton, pasi solli tornado, përmbytje dhe stuhi.

Këto pamje të marra me dron tregojnë përmbytjet e shkaktuara nga uragani Milton në Iona të Floridës, një komunitet i vogël që ende s’e ka marrë veten nga dëmet e shkaktuara nga uragani i mëparshëm, Helena. Lagje të tëra janë të përmbytura.

Gjithsej ka pasur 19 tornado nga ora 20:00 e së mërkurës, kur Milton arriti në tokë. Rreth 45 tornado u raportuan gjatë gjithë ditës, kryesisht në pjesët qendrore dhe lindore të shtetit, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Më shumë se 3 milionë shtëpi dhe biznese në Florida janë pa energji elektrike.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti Joe Biden u informua në mëngjes mbi ndikimin fillestar të uraganit Milton. Ai foli me këshilltaren e tij për sigurinë e vendit, Liz Sherëood-Randall dhe kreun e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), Deanne Crisëell.

Ata diskutuan “mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë federale për zyrtarët e përqendruar në shpëtimin e jetës. Gjithashtu presidenti foli me Guvernatorin e Floridës Ron DeSantis, që shprehu falënderime për “mbështetjen e gjerë federale”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, uragani Milton do të vazhdojë të kalojë nëpër territorin e SHBA-së përpara se të përplaset në Atlantik dhe rreth 10 milionë vetë përgjatë bregut të Atlantikut do të përballen me kushte të rrezikshme moti.

Zonat bregdetare të Floridës, Xheorxhias, Karolinës së Veriut dhe Karolinës së Jugut janë sinjalizuar për rrezikun e dallgëve të larta. Dallgët mund të arrijnë mbi 5 metra në Floridës Verilindore.

/a.r

#Viktima #dhe #dëme #të #jashtëzakonshme #nga #uragani #Milton #konfirmohen #të #vdekur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button