Tensionet në veri, Vuçiç: EULEX na thotë po e vëzhgojmë nga afër situatën, por gënjejnë

Ai shtoi se sot në mëngjes ka folur me nënën e tyre, Maria, e cila gjeti fëmijët e saj, djalin të mbajtur në tokë dhe vajzën zbathur.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur sot para qytetarëve për situatën në Kosovë.
“Dje në fshatin Zhitkovc të komunës së Zveçanit janë sulmuar nga policia e Kosovës vëllai dhe motra Dara dhe Kristijan, Kristijan është goditur me shqelma në trup, është mbajtur në gjunjë, po ashtu Dara është mbajtur në tokë. ”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se sot në mëngjes ka folur me nënën e tyre, Maria, e cila gjeti fëmijët e saj, djalin të mbajtur në tokë dhe vajzën zbathur.
“Ata policët e ashtuquajtur apo të rremë thanë se po i ndalonin të gjithë me helmeta dhe kapele. Imagjinoni që fëmijët kishin helmeta, hipnin me kuadrate, kështu që mendonin se ishin terroristë të rrezikshëm… Si në filma, donin të merren me fëmijët. Është një tronditje për të gjithë familjen”, tha Vuçiç.
Siç tha ai, ishte vetëm një incident. Vuçiç shtoi se Serbia për shumë vite është përpjekur të ruaj paqen, stabilitetin dhe përparimin ekonomik në çdo mënyrë.
“Vendi ynë dha gjithçka për ta bërë këtë. Për të ruajtur paqen, që vendi të përparojë më shpejt në historinë e tij. Këto janë faktet. Mirëpo, sado që jemi munduar të jemi partner serioz dhe i përgjegjshëm ndaj fuqive perëndimore, jemi në rrugën evropiane, asnjëherë nuk na kanë parë në atë mënyrë, nëse ne nuk shërbejmë dhe nuk veprojmë sipas kërkesës së tyre. Ata thonë, ne gjithmonë do të ishim fajtorë, edhe nëse nuk kemi asnjë faj”, tha presidenti i Serbisë.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe ‘Kobra’. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare. Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.