Aktualitet
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, punonjësit e Bashkisë në terren. Si paraqitet situata

Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Grupet e emergjencës së Bashkisë Tiranë bashkë me skuadrat e tjera po punojnë intensivisht për të normalizuar situatën pas shirave të rrëmbyeshëm, bën me dije Bashkia e Tiranës.
Sipas informacioneve nga terrenit, edhe pse reshjet janë tepër intensive, kanalizimet po kullojnë sasinë e madhe të ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme.
Pranë çdo kryqëzimi në kryeqytet kanë qenë punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë punuar për normalizimin e situatës.
#Reshjet #dendura #të #shiut #në #Tiranë #punonjësit #Bashkisë #në #terren #paraqitet #situata
Java News