Reshje shiu në gjithë vendin, por fundjava vjen e qetë, ja si do të ‘kthejë’ moti
Ndonëse e premtja ka sjellë reshje të dendura shiu në kryeqytet dhe në të gjithë vendin pothuajse, lajme të mira për fundjavën, kohë kur reshjet do të jenë më të rralla.
Sinoptikani Akil Osmani nga Meteoalb tha në një lidhje për “News24 se të paktën deri në orët e pasdites e gjithë Ultësira Perëndimore do mbetet nën ndikimin e reshjeve.
“Do vijojnë problematikat e përmbytjeve deri në 5-6 pasdite. Më pas do ketë një përmirësim të kushteve atmosferike. Ultësira Perëndimore nga nata do ketë përmirësim të ndjeshëm”, tha Osmani.
Po me gjithë reshjet e shiut, temperaturat kanë qenë relativisht të larta, por do ketë një lëvizje të lehtë në fundjavë. “Tirana 26-27 gradë deri 28 gradë Elbasani apo Berati. Do të ketë rënie temp në fundjave me disa gradë, ato minimale do të jene 9-10 gradë. Në fundjavë do jenë prezentë reshjet por në sasi të pakët”, tha Osmani.
#Reshje #shiu #në #gjithë #vendin #por #fundjava #vjen #qetë #të #kthejë #moti
Java News