Aktualitet

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit në Viti, sot protestojnë SBASHKU para Qeverisë

SBASHK sot do të protestojnë para Qeverisë në ora 11:00 për shkak të mosprocesimit të pagave për punëtorët e arsimimt në komunën e Vitisë.

“Medie të nderuara, ju informojmë se për shkak të mos procesimit të pagave për punëtorët e arsimit në Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë, nesër, e premte, 04.10.2024 me fillim në orën 11:00″, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Të martën, Ministria e Financave ka thënë se nuk janë ekzekutuar pagat e për programet e arsimit fillor dhe të mesëm, pasi komuna e Vitisë nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm.



#Mosekzekutimi #pagave #për #mësimdhënësit #në #Viti #sot #protestojnë #SBASHKU #para #Qeverisë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button