Aktualitet

Banda e armatosur sulmon qytetin, 20 viktima, banorët braktisin çdo gjë

Të paktën 20 persona humbën jetën, mes të cilëve shumë fëmijë, pasi një bandë e armatosur sulmoi një qytet të vogël në Haiti.

50 të tjerë u plagosën teksa anëtarët e bandës Gran Grif nisën të qëllonin këdo që iu dilte përpara nëpër rrugët e Pont-Sondé në rajonin qendror të Artibonite.

Bandat e armatosura po kontrollojnë zona të mëdha në Haiti dhe një mision policie nga OKB, i udhëhequr nga oficerë nga Kenia, filloi në qershor në një përpjekje për të rivendosur qetësinë dhe sigurinë.

Numri i saktë i të vdekurve nga sulmi është ende i paqartë, ndërkohë që mediat lokale raportojnë se viktimat janë mbi 50.

Gran Grif është një nga bandat më të dhunshme të Haitit. Në janar të vitit 2023 anëtarët e saj u akuzuan për sulmin ndaj një stacioni policie pranë Port-Sonde dhe vrasjen e gjashtë oficerëve. Ajo gjithashtu fajësohet për mbylljen e detyruar të një spitali që u shërben më shumë se 700,000 njerëzve.

Banda ka rreth 100 anëtarë dhe është akuzuar për krime duke përfshirë vrasje, përdhunim, grabitje dhe rrëmbime.

/a.r

#Banda #armatosur #sulmon #qytetin #viktima #banorët #braktisin #çdo #gjë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button