Sport

“Më bllokoi në tualet”, boksieri McGregor vihet nën hetim ndaj akuzës për sulm seksual

Boksieri, Conor McGregor është akuzuar se ka sulmuar seksualisht një grua pas një ndeshjeje basketbolli të NBA Finals në Miami në fillim të këtij muaji.

Sipas BBC, në akuzën e ngritur supozohet se sulmi ndodhi në ambientet e tualeteve gjatë ndeshjes së basktebollit.

Një avokat që përfaqëson zotin McGregor mohoi pretendimet: “Akuzat janë të rreme. Zoti McGregor nuk do të frikësohet”.

Policia e qytetit të Majamit ka konfirmuar gjithahstu se një hetiom në lidhje me rastin ka nisur tashmë.

Në një deklaratë, UFC, tha se ishte në dijeni të akuzave dhe ishte duke mbledhur detaje të mëtejshme. Miami Heat, i cili priti ndeshjen finale të NBA, tha gjithashtu se po kryente një hetim të plotë në lidhje me ngjarjen.

Avokati i gruas, Ariel Mitchell, tha se klientja e saj kishte parë ndeshjen e katërt të finaleve të NBA të premten më 9 qershor përpara se të ndodhte incidenti i supozuar.

Sipas gruas, ylli e blloksit e ndaloi atë në ambientet e tualetit dhe e sulmoi seksualisht.

Ajo shon se la pas çantën e saj, të cilën thuhet se e kishte marrë pasi iu lut rojeve të sigurisë, dhe u largua.

Gruaja pretendon seekipi i sigurisë së ndeshjes, “e ndihmoi dhe inkurajoi” zotin McGregor duke e bllokuar dhe izoluar atë në banjë.

Në një intervistë, zonja Mitchell tha se kishte marrë pamjet video që tregonin një pjesë të incidentit të supozuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button