“Rrënja e problemit është Amerika”, lideri suprem iranian reagon për herë të parë pas sulmit
Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei bëri paraqitjen e tij të parë të mërkurën pas sulmeve ndaj Izraelit një natë më parë.
Ai nuk përmendi që vendi i tij qëllonte raketa drejt Izraelit si hakmarrje për fushatën e Izraelit kundër aleatëve të Hezbollahut të Teheranit në Liban por fajësoi Amerikën për shkaktim të luftërave në rajon.
“Rrënja e problemit, që shkakton këto konflikte, luftëra, tensione, është prania e të njëjtëve njerëz që pretendojnë se duan paqe dhe qetësi në rajon; e kam fjalën për Amerikën dhe disa vende evropiane. Nëse Izraeli largon të keqen e tyre nga ky rajon, pa dyshim, këto konflikte, këto luftëra, këto përplasje do të zhduken plotësisht. Vendet e rajonit mund të menaxhojnë veten, të menaxhojnë rajonin e tyre, të jetojnë së bashku në paqe, shëndet dhe mirëqenie”, tha Ali Khamenei.
/a.r
#Rrënja #problemit #është #Amerika #lideri #suprem #iranian #reagon #për #herë #të #parë #pas #sulmit
Java News