Proda, Drejtori i ri i Policisë së Shtetit! Hoxha: Hapim garën për drejtuesit qarqeve
Ilir Proga është emëruar Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Këshilli i Ministrave ka miratuar emërimin e Ilir Prodës pas propozimit të ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.
Hoxha tha se me emërimin e Ilir Prodës tashmë hapet gara për drejtuesit e policive në qarqe.
“Këshilli i Ministrave miratoi emërimin e Ilir Prodës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai i ka plotësuar të gjithë kriteret dhe ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit. Menjëherë pas emërimit të tij do të vendosim konkurrimin e ri lidhur me drejtorët e policive në qarqe”, tha Hoxha.
I pyetur për sekuestrimin e telefonit të Ilir Progës nga SPAK lidhur me dekonspirimin e operacioneve lidhur me bandat e Elbasanit, ministri Hoxha u shpreh se “ai është verifikuar nga organet ligjzbatuese dhe se pastërtia e tij ishte në përputhje të plotë me ligjin dhe procesi përzgjedhjes së tij mes kandidaturave të tjera ishte transparent dhe integrues. Ilir Proda i ka kaluar të gjitha këto etapa”, tha Hoxha.
Ilir Proda u zgjodh pas një konkurrimi mes 11 kandidatëve, garë që u hap pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut.
/a.r
#Proda #Drejtori #Policisë #së #Shtetit #Hoxha #Hapim #garën #për #drejtuesit #qarqeve
Java News