Life Style

Nga dhimbja e gjoksit te mpirja e krahut, mjeku kardiolog tregon shenjat e para të sëmundjes së zemrës

Adil Hakan Ocek, kardiolog invaziv ka folur në lidhje me sëmundjet e zemrës dhe shenjat e para të kësaj sëmundje.

I ftuar  në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, ai theksoi se sëmundjet e zemrës ndahen në dy linja, e para janë infarktet dhe e dyta është se pacienti ndjen dhimbje barku, gjoksi apo dhe mpirje.

“Sëmundjet artereslorotike dalin në dy linja, e para janë infarktet e zemrës që janë me risk shumë të lartë. Në të tilla raste është një mbyllje e menjëhershme e enës së gjakut që furnizon zemrën e për pasojë shfaq atë që ne u quajmë infarkt. Ajo që ndjen pacienti është në disa forma të ndryshme, ndonjëherë vjen si pasojë e një dhimbje të fortë të gjoksit, dhimbje të barkut ose mpirje të krahut. Këto janë më të shpeshta që ne shohim. Në këtë rast duhet të bëjmë kontroll të mjeku”- tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button