AktualitetDurresi Sot

Kontrabandë e pastrim parash/ GJKKO lë në burg ish-shoferin e Ardi Veliut, ja çfarë u vendos për të arrestuarit e tjerë

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 11 nga 12 të arrestuarit në kuadër të një aksioni për goditjen e dy grupeve kriminale të cilët vidhnin bizhuteri dhe mallra luksi në Francë e shisnin në Shqipëri.

Mes personave të arrestuar ishte edhe ish shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizaj bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Masa ndryshon vetëm për Devi Skenderin nga arrest me burg në detyrim paraqitje, kjo me argumentin se është student.

Po ashtu në detyrim paraqitje është lënë edhe Bora Idrizaj, ndërkohë që Egi Idrizajt i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Për të tjerët: 

Sokol Idrizaj Burg
Elda idrizaj, bashkëshorja e Idrizajt Burg
Dy vajzat e Sokol Idrizajt, njëra prej tyre në arrest shtëpie dhe tjetra në detyrim paraqitje
Vangjush Kashari biznesmen në shitjen e sendeve me vlere burg
Agustin Mesuli burg
Altin Doda burg
Florjan Bakri burg
Tomor Baruti burg
Gentian Aga burg
Aldi Shehi burg
Dejvi Skenderi detyrim paraqitje

Vijon…

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button