Sport

“Qëllimi i Armand Dukës është i mirë, kjo nuk diskutohet”! Lorik Cana flet për Europianin e përbashkët Shqipëri-Serbi: Nëse nesër ndodh… –

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë Europianin e U-21 të vitit 2027. Shuëm diskutime ka pasur në media sa i përket këtij Europiani, ndërsa i ftuar në emisionin “Sports Shoë” me Arlind Sadikun ishte kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana. Ky i fundit u shpreh se për të nuk është kjo koha ideale për një bashkëpunim të tillë, por nga ana tjetër tregon se pavarësisht mënyrës sesi u lexua situata, kreu i FSHF, Armand Duka, ka vetëm një qëllim në këtë organizim, rritjen e imazhit të futbollit shqiptar.

“Duka ka një meritë të madhe për rritjen që i ka bërë FSHF dhe Shqipërisë, është anëtar i UEFA-s, është zëvendës i UEFA-s dhe është e jashtëzakonshme për faktorin shqiptar, mos t’ia heqim meritën. Një gjë është e sigurt, Duka nuk po e organizon këtë Europian për dashakeqësi ndaj shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, kjo është e sigurt. Qëllimi i tij është i mirë për të mirën e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për të rritur Shqipërinë. Por ajo që Duka mendon ndryshe është fakti se raporti institucional që është me serbët është një gjë, dhe i sinqerti është tjetër.

Prandaj Armando nuk i njeh aq mirë serbët sa ne, megjithatë duhet thënë se edhe kur ndodhi ajo ngjarje në Beograd, lojtarët e Serbisë na dolën në mbrojtje, pjesa më e madhe e tyre. Megjithatë ndjenjat e tyre nuk janë aq të sinqerta karshi nesh. Unë mendoj se nuk është ende koha për të krijuar një gjë të përbashkët me Serbinë, por sic e thashë dëshirat e Dukës janë të mira, nuk janë të këqija. Nëse nesër ndodhin që gjërat janë ndryshe, ndjenjat e serbëve janë të mira dhe të sinqerta, pse jo, me gjithë qef e organizojmë”, tha Cana. /Sport Ekspres/

 

#Qëllimi #Armand #Dukës #është #mirë #kjo #nuk #diskutohet #Lorik #Cana #flet #për #Europianin #përbashkët #ShqipëriSerbi #Nëse #nesër #ndodh..
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button