Aktualitet

Tensionet në Veri/ Të gatshëm për t’u përballur me çdo skenar, KFOR bën lëvizjen urgjente pas rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës

Situata në Veri të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar. Gjithashtu rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, ka shtuar edhe më tej alarmin tek autoritetet.

Ndërkohë një reagim i fundit ka ardhur nga komandanti i KFOR , gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, i cili është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Beograd.

Në këtë takim kanë diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në rajon.

Ristuccia ka shprehur shqetësimin për zhvillimet në komunat veriore të Kosovës dhe ngjarjet e 29 majit ku mbetën të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it nga protestuesit e dhunshëm serbë.

Pas Vuçiçit, ai ka takuar edhe shefin e Forcave të Armatosura serbe.

“KFOR-i është i gatshëm të përballet me çfarëdo skenari dhe vazhdon ta monitorojë situatën në terren”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu bëhet me dije se KOFR ka mbërritur në fshatin Bare, ku u rrëmbyen 3 policët.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button