Aktualitet

A e ka telefonuar Lulzim Basha pas dhënies së vendimit? Përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji, në konferencën për mediat një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit burg, u pyet nëse Lulzim Basha e kishte telefonuar pas dhënies së vendimit.

“Kam pasur komunikim me të gjithë politikanët kryesor të opozitës. Të gjithë kanë shprehur solidaritet, pavarësisht qëndrimeve që kemi pasur. Edhe deputetë që nuk janë zyrtarisht në PD kanë mbajtur qëndrim”, tha Salianji.

“Ky është dënimi i parë në 34 vite i një politikani për agjitacion dhe propagandë. Është një betejë e bërë në fjalë, pra nuk ka kallëzim”, shtoi Salianji.

/a.r

#telefonuar #Lulzim #Basha #pas #dhënies #së #vendimit #Përgjigjet #Ervin #Salianji
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button