Dy trafikantët dalin në gjyq, Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri akuzohen si pjesë e grupit të trafikut të kokainës
Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri, kanë dalë këtë të premte para Gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg caktuar nga drejtësia italiane, e cila disa ditë më parë firmosi 61 urdhër-arreste nga të cilët 12 janë shqiptar, ndërsa u ekzekutuan 21 nga totali, në bashkëpunim edhe me spak.
Ndonëse Prokuroria E Posaçme u përfshi në këtë operacion, çështja do ndiqet për sa i takon vendimit mbi ekstradimin ose jo, nga Gjykata e Durrësit e cila ka juridiksion mbi zonën ku kanë ndodhur arrestimet, konkretisht në Manëz.
Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri janë pjesë e grupit të Kreshnik budlla farrukut, kreu i grupit kriminal me të njëjtin emër.
Policia kontrolloi 21 banesa me qëllim kapjen e Farrukut por pa rezultat. Gjatë aksionit të së mërkurës u vunë në pranga vetëm Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri, ndërsa 10 të tjerë, anëtarë të grupit, vijojnë ende të jenë në kërkim.
Ky grupi i strukturuar kriminal ushtronte aktivitetin kriminal të trafikimit të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë.
Sipas SPAK organizata ishte e përfshirë edhe në pastrimin e parave, nëpërmjet një rrjeti të gjerë kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila kishte lëshuar fatura false me një vlerë prej rreth 375 milionë Euro.
/a.r
#trafikantët #dalin #në #gjyq #Arjanit #Maloku #dhe #Jurgen #Kaçurri #akuzohen #pjesë #grupit #të #trafikut #të #kokainës
Java News