AktualitetDurresi SotInvestigime

EKSKLUZIVE-INVESTIGIM/ TEC lundrues, ja si Balluku firmosi për mafiozin italian, mendimi kundër i Bordit Mbikqyrës, dhe një histori e turpshme e vjedhjes së parasë publike

Termocentralet lundruese në Vlorë që “i hedh naftë dhe bën vetëm tym…” por ndërkohë as tym as energji nuk japin por marrin çdo ditë 100 mijë euro për dy vite. Anijet e marra me qira për të prodhuar energji dhe shpëtuar kësisoj nga kriza e rëndë energjetike që kishte  përfshirë vendin do të ishte zgjidhja sipas qeverisë.

Por para këtij “shpëtimi” ishte faturuar një shifër e rëndë për buxhetin e shtetit  e rrjedhimisht për popullin, firmosur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Për momentin, vendi ynë nuk po përballet me një krizë të energjisë elektrike. Por, pavarësisht kësaj, ne paguajmë mijëra euro në ditë për anijet, për të cilat ende nuk ka një përgjigje se kur mund të nisin punën.

Sipas asaj që deklaroi Ministrja këto anije do të punonin deri në momentin që termocentrali i Vlorës do të futej në punë.

Në një relacion nga Anëtari i Këshillit Mbikqyrës, Endrit Lami në oponencë ai rendit arsyet se përse vendit tonë nuk i duhen anijet me qira duke u bazuar tek përllogaritjet e kostove totale  për njësi të prodhuar nga impianti. Duke e nisur, së pari një përjashtim nga akciza për naftën që përdoret, si dhe duke supozuar se impianti do të përdorej çdo ditë, 24 orë në 24, përgjatë gjithë periudhës 2-vjecare të kontratës së qerasë. Dhe bazuar mbi këto supozime dhe informacione të tjera që gjenden në ofertat e ardhura, KESH përllogarit një kosto prodhimi prej 168.6 Euro/MWh.

Kosto totale fikse në dy vite, sipas përllogaritjeve të relacionit: 94,500 Euro/ditë * 365 ditë * 2 vite = 68,985,000 Euro

Konkretisht analiza ekonomike e detajuar nga Lami

Çmimi mesatar i importit, për dy vitet 2022 dhe 2023, sipas kuotimit të HUDX, referuar në relacion: për 2022 është 255 Euro/MWh; për 2023 132.1 Euro/MWh. Çmimi mesatar për të dy vitet bashkë 193.6 Euro/MWh

Rezulton se, kosto neto për njësi e prodhimit të energjisë nga impianti varion nga rreth 25% më e lartë (në rastin kur impianti do përdorej pa ndërprerje gjatë gjithë kohës 2-vjecare të marrjes me qira), në rreth 136% më e lartë (në rastin kur do përdorej vetëm 3 muaj nga dy vjet) se sa çmimi i pritshëm mesatar për njësi energjie nga importi përgjatë dy viteve të kontratës.

Në çdo rast/skenar për kohën e përdorimit të tij, kostot e përftimit të energjisë nga marrja me qira dhe përdorimi i këtij impianti, variojnë nga “mjaft më të larta” në “jashtëzakonisht shumë më të larta” se sa çmimet mesatare të pritshme të importit për periudhën në fjalë. Pra rrjedhimisht, në aspektin e leverdisshmërisë financiare, ky propozim i KESH është krejtësisht JO i leverdishëm.

Me KOSTO prej rreth 9.7 milion Euro (pa u  përdorur fare), që bëjnë rreth 59 milion Euro për të dy vitet bashkë (ose rreth 29.6 mln Euro në vit).

Sasia totale e energjisë që KESH duhet të ofrojë për FSHU, pra sasia për përmbushjen e DFP, është sipas parashikimit të KESH në draft-programin e paraqitur disa javë më parë në Këshill, konkretisht 4.6 milion MWh për secilin vit 2022 dhe 2023

Sasia e energjisë që KESH do prodhojë vetë, është po ashtu sipas këtij draft-programi, prej 3.9 milion MWh për 2022 dhe 2023

Diferenca prej 0.7 milon MWh do sigurohet nga importi për secilin vit 2022 dhe 2023

Në këtë “skenar bazë”  probabiliteti që KESH të mos sigurojë dot fare energji në daljet që do bëjë në treg për vitin 2022 është 0.3.

Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se anijet do ti ngeleshin shtetit, por nuk është e vërtetë.

Dokumentet zyrtare tregojnë se shqiptarët do paguajnë sa qimet e kokës për TEC-et lundruese Redaksia e “Abc24.al” siguroi kontratën e pjesshme nga KESH, kontratë që zbulon hapur devijimet e qeverisë. Sipas institucionit kontrata nuk mund të jepej e plotë për arsye sigurie pasi kishte informacione sensitive për infrastrukturën që do instalohet.

Një nga mashtrimet e qeverisë lidhet me faktin se TEC-et lundruese do ti kalonin qeverisë pas fundit të kontratës, por në kontratë nuk përmendet ky fakt.

Në kontratë shkruhet që kompania amerikane është zotëruesja, por me transferimin te degët në Shqipëri, 90% e pronësisë i kalon “Exelerate Energy Limited Partnership” dhe 10% “Renco spa”. Kompania ndërkombëtare “Renco spa” është ofruesi i shërbimit dhe këtë rol ia delegon degës së tij “Renco SPARK”, kompania e re që do të ofrojë shërbimin. Së fundmi, kostoja e këtyre kompanive është shumë e lartë pasi vetëm qiraja totale për dy vjet shkon 45 milionë dollarë.

Pavarësisht faturës statosferike, TEC-et lundruese Abc24.al zbulon se KESH do i sigurojë naftë të rëndë kompanive. Përdorimi i naftës së rëndë paraqet rreziqe mjedisore dhe Shoqatat Ndërkombëtare ua kanë ndaluar anijeve që e përdorin të kalojnë në zona të mbrojtura. Burimi: Kesh.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button