Durrës, sekuestrohën 150 mijë Euro dhe 165 mijë Paund

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të parave të padeklaruara në pikën kufitare. Mësohet se janë sekuestruar 150 mijë Euro dhe 165 mijë Paund britanik si dhe është arrestuar drejtuesi I kamionit në të cilin ishin fshehur paratë. Me anë të një njoftimi për shtyp, policia bëri me dije se është arrestuar shtetasi Dritan Hallkokondi, 53 vjec, me banim në Tiranë. “150 000 euro dhe 164 735 paund britanik u sekuestruan në port Durrës, si rezultat i operacionit policor të koduar “Shuma”, i zhvilluar falë inteligjencës informative të siguruar nga strukturat e DPPSH. Drejtuesi i kamionit që tentoi t’i fuste paratë në Shqipëri, pa i deklaruar, u vu në pranga”,-deklaroi policia, e cila vazhdoh hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Burime nga grupi hetimit bëjnë me dije se paratë e sekuestruara dyshohet se I përkasin grupeve kriminale që veprojnë në Itali dhe Britaninë e Madhe.