Aktualitet

Misione të reja eksplorimi në hënë

Projekti i eksplorimit hënor të Kinës do të përmbajë dy misione të tjera pas “Chang’e-6” për të ndërtuar një stacion ndërkombëtar të kërkimeve hënore (ILRS), njoftoi të martën Administrata Kombëtare e Hapësirës e Kinës (CNSA).
Sipas planit, Kina do të nisë “Chang’e-7” në vitin 2026 dhe “Chang’e-8” rreth vitit 2028.

Misioni “Chang’e-7” do të hulumtojë mjedisin dhe burimet e Polit Jugor të Hënës, ndërsa “Chang’e-8” do të verifikojë teknologjitë për përdorimin në vend të burimeve hënore. Një model stacioni bazë do të ndërtohet deri në vitin 2035, tha Bian Zhigang, zv.drejtor i CNSA-së.

Ndërtimi do të bëhet në dy faza. Në fazën e parë do të krijohet një model stacioni bazë i fokusuar në Polin Jugor të Hënës për të kryer operacione kërkimore shkencore në një sferë prej 100 kilometrash. Përmes një rrjeti të integruar të informacionit Tokë-Hënë, disa misione do të ndërlidhen e ndërveprojnë, duke përfshirë eksplorimin hënor pa ekuipazh, uljen e njeriut në Hënë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Në këtë fazë do të krijohet një platformë e kërkimeve shkencore hënore e plotë, me funksione dhe elemente thelbësore.

Faza e dytë do të përqendrohet në zgjerimin e ndërtimit, për të krijuar një rrjet të plotë stacionesh hënore deri në vitin 2050, e cila do të shfrytëzojë stacionin orbital hënor si nyje qendrore dhe stacionin e Polit Jugor si qendër, me pika eksplorimi në ekuatorin hënor dhe anën e pasme të Hënës. Kjo do të formojë një platformë të gjerë kërkimore shkencore që funksionon në mënyrë të qendrueshme dhe është e aftë të mbështesë si misione afatgjata pa ekuipazh, ashtu edhe misione të shkurtra me ekuipazh.

#Misione #të #reja #eksplorimi #në #hënë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button