Haradinaj kritikon Qeverinë Kurti: S’i shërbyen Kosovës dhe popullit të saj, por mafisë energjetike!
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti, sa i përket çështjet së energjetikës.
Ai ka thënë se për dy vite shteti i Kosovës ka paguar rrymë 4.5 herë më shumë apo 282€ milionë më shumë se kur ishte ai kryeministër.
Haradinaj tha se atë e shanë e e fyen ‘sepse deshta që Kosova C të prodhonte rrymë me çmim prej 83€’.
Ai ka kritikuar Qeverinë ku thotë se të njëjtit nuk i shërbyen shtetit të Kosovës por mafisë energjitike.
“U mbështetën tek mafia energjetike e rajonit që dihet se nga kush udhëhiqet dhe paguajtën veç për dy vjet (2022 dhe 2023), hiç më pak se 365,706,835.9€ para të Kosovës. Në krahasim me dy vitet 2018 dhe 2019 kjo është afër 4.5 herë më shumë apo 282€ milionë më shumë nga koha sa kemi importuar në kohën kur unë isha Kryeministër. Me të vërtetë tronditëse e dhëna se për dy vjet mesatarja e pagesës ditore për mafinë energjetike është hiç më pak se 500.000 euro në ditë. Këto janë të dhëna nga raporti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike të Kosovës, për vitin 2023” shkruan Haradinja raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
#Haradinaj #kritikon #Qeverinë #Kurti #shërbyen #Kosovës #dhe #popullit #të #saj #por #mafisë #energjetike
gazetablic.com