Profesori serb: Vuçiq po e pret një moment të favorshëm për një sulm të armatosur në Kosovë

Profesori serb i Universitetit të Beogradit dhe ish-nëpunës civil Ivan Videnoviq ka bërë një paralajmërim të rëndë, veç pak orë pas atij të analistes Ivana Stradner.
Duke iu referuar fjalimit të presidentit serb në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Videonivq e thotë troç se Aleksandar Vuçiq po e pret vetëm një moment të favorshëm ndërkombëtar për një sulm të armatosur në Kosovë
“Nëse bëni sikur nuk e kuptoni, Vuçiq tha në Nju Jork se Serbia nuk do të jetë kurrë një partner i besueshëm i BE-së, prandaj as anëtare e BE-së, sepse gjithmonë do të kërcënojë rrezikun e konflikteve rajonale dhe se Serbia. po pret vetëm një moment të favorshëm ndërkombëtar për një sulm të armatosur në Kosovë”, tha profesori i shquar nga Beogradi në platformën X.
Kujtojmë se profesori Videnoviq kritikoi ashpër regjimin e Vuçiqit, i cili u pasua me sulme masive nga makineria mediatike nën kontrollin e regjimit në Serbi.
Ako se pravite da niste razumeli, Vučić je u Njujorku rekao da Srbija nikad neće biti pouzdan partner EU, pa time ni njen član, jer će od nje uvek pretiti opasnost regionalnih sukoba i da Srbija samo čeka povoljan međunarodni trenutak za oružani napad na Kosovo. https://t.co/Qrd0ITQmZ8
— Ivan Videnovic (@i_videnovic) September 25, 2024
#Profesori #serb #Vuçiq #pret #një #moment #të #favorshëm #për #një #sulm #të #armatosur #në #Kosovë
gazetablic.com