Ratcliffe “hap thesin”, i “dhuron tifozëve të Manchester United stadiumin e ri, ja si do të duket
Dy miliardë euro mund të duket një shifër e çmendur, por jo për Sir Jim Ratcliffe, i cili ka menduar t’ia bëjë dhuratë fansave të Manchester United, duke i investuar për ndërtimin e “Old Traford” të ri.
Planet e “Djajve të Kuq” për t’u larguar nga ‘Old Trafford’ tashmë janë konfirmuar dhe pronarët e rinj do të ndërtojnë një stadium të ri, me rëndësi kombëtare.
Në krye të grupit të punës për stadiumin e ri është Sebastian Coe, ish-mbrojtësi i Unitedit, Gary Neville, dhe Andy Burnham, kryetari i bashkisë së Mançesterit.
Në konferencën e Partisë Laburiste në Liverpool, Burnham ka zbuluar pamjet e para të stadiumit të ri, i cili do të zëvendësojë impiantin aktual me 74 mijë vende.
“Ky do të ishte lokacioni më i rëndësishëm në futboll. Kjo do të thotë se veriperëndimi i Anglisë ka infrastrukturën më të mirë në planet sa i përket botës së futbollit. Kjo do të krijonte një zhvillim në perëndim të Mançesterit të madh duke balancuar atë që ka krijuar Manchester City në lindje”, tha Burnham.
United do të insistojë që të vazhdojë përpara me planet e ndërtimit të stadiumit të ri me 100 mijë ulëse, i projektuar nga arkitekti Sir Norman Foster.
#Ratcliffe #hap #thesin #dhuron #tifozëve #të #Manchester #United #stadiumin #të #duket
Java News