Aktualitet

Dha dorëheqjen/ Gjykata Kushtetuese merr vendimin për gjyqtaren Elsa Toska, quan të mbaruar para afatit mandatin

Gjykata Kushtetuese vendosi të deklarojë të mbaruar përpara afatit mandatin e gjyqtares së kësaj gjykate, Elsa Toska.

Katër ditë pasi anëtarja Toska paraqiti dorëheqjen nga detyra për arsye personale, Kushtetuesja shqyrtoi kërkesën e bërë nga kryetarja Holta Zaçaj për ndërprerjen e mandatit të anëtares së dorëhequr.

Duke e vlerësuar dorëheqjen e gjyqtares Toska nga funksioni kushtetues si një akt vullneti dhe shkak kushtetuese, kolegët e saj vendosën të deklarojnë mbarimin e mandatit të saj.

Në të njëjtin vendim, që hyn në fuqi menjëherë, Kushtetuesja vendosi të njoftojë Kuvendin e Republikës si organ emërtese si edhe Presidentin e Shqipërisë.

Elsa Toska u zgjodh si anëtare e Kushtetueses më 12 shkurt 2018 për një vakancë të shpallur nga Kuvendi, ndërsa betimin e bëri më 14 nëntor 2019.

#Dha #dorëheqjen #Gjykata #Kushtetuese #merr #vendimin #për #gjyqtaren #Elsa #Toska #quan #të #mbaruar #para #afatit #mandatin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button