Aktualitet

Djali i Zinedine Zidane tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

Rrallëherë djemtë e futbollistëve të mëdhenj kanë arritur t’i tejkalojnë baballarët e tyre në të njëjtin sport.

Enzo Zidane sigurisht që nuk është njëri prej tyre. Djali i madh i legjendës franceze Zinedine Zidane, ka marrë vendimin të tërhiqet përgjithmonë nga futbolli i luajtur në moshën 29-vjeçare.

Sipas spanjolles AS, Enzo është shprehur se do që t’i përkushtohet vetëm tre vajzave dhe familjes së tij në vijim.

Mesfushori francez e nisi karrierën në akademinë e Real Madridit, por nuk arriti të bënte kurrë karrierën që ëndërronte. Ndër të tjera ai ka veshur fanellën e Alaves, Almeria dhe Aves, ndërsa Fuenlabrada, në divizionin e 3-të të Spanjës, ishte skuadra e tij e fundit.

/a.r

#Djali #Zinedine #Zidane #tërhiqet #nga #futbolli #në #moshën #29vjeçare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button