Aktualitet

Meta flet për takimin e sotëm me Flamur Nokën: Biseduam për koordinimin e…

Ilir Meta, Presidenti i Partisë së Lirisë, në një konferencë për mediat zbuloi se ka takuar Flamur Nokën e Partisë Demokratike.

Meta u shpreh se takimin e ka zhvilluar dje dhe shtoi se ka biseduar me të për koordinimin e veprimit opozitar.

Jam takuar dje me Nokën. Ka qenë një takim miqësor, është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit, që nga përshkallëzimi i protestave dhe koordinimi më i mirë i veprimit opozitar, për të forcuar bashkëpunimit në drejtim të zgjedhjeve 2025″, deklaroi Meta.

“Zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara. Apelojmë për rritjen e mobilizimit opozitar për të mbrojtur votën nga ky regjim. Partia e Lirisë ka nisur mobilizimin e saj në Tiranë dhe në rrethe, në mënyrë që të arrijmë një rezultat spektakolar në zgjedhje. E rëndësishme është fryma e aksionit opozitar ndaj narkoshtetit”, shtoi Presidenti i PL.

/a.r

#Meta #flet #për #takimin #sotëm #Flamur #Nokën #Biseduam #për #koordinimin #e..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button