Aktualitet

Anulimi i mbledhjes mes dy qeverive, reagon opozita: Shqipëria, shteti i parë që sanksionon Kosovën

Sekretari për Diasporën i demokratëve me kryetar ish-kryeministrin Sali Berisha, Indrit Hoxha ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Rama gjatë një konfrence për shtyp në lidhje me Kosovën.

Hoxha u shpreh se arritëm në ditën kur Shqipëria bëhet shteti i parë që i vendos sanksione Kosovës.

Ai shtoi se anulimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive tregon qartësisht lojën politike të kryeministit Rama në interes të Serbisë.

“Ja ku arritem dhe ne kete dite!
Shqiperia, shteti i pare qe i vendos sanksione Kosoves.Anulimi i mbledhjes se perbashket midis dy qeverive tregon qartesisht lojen politike te Rames ne interes te Serbise”, shkroi Hoxha në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button