KosovaRajoni

“Kosova rrezikon sanksione nga BE”, Rama konfirmon anulimin e mbledhjes: S’mund të bëhet në kushtet ku jemi

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp pas anulimit të mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës që ishte planifikuar të mbahej ditën e nesërme në Gjakovë.Rama është shprehur se kjo mbledhje nuk mund të behet në kushtet ku ndodhet Kosova. Ai tha se Kosova rrezikon sanksione nga aleatët.

“Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Dhe pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Borrell i kam kërkuar Albinit për tu takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë për të diskutuar për këtë situatë që po çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euroatlantike.

Për fat të keq edhe me shumë keqardhje më duhet të thrm se nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryshim të formatit dhe ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë për këtë por kjo nukn është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqytë të rreme të asaj që ndodh me rëalitetin e Kosovës sot.”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button