Sport

VIDEO/ Rashica shënon gol spektakolar, gjuajtja e lojtarit shqiptar është e pakapshme për portierin –

Beshiktashi është duke udhëhequr me shifrat minimale 1-0 kundër Ejupsporit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20 dhe goli mban autorësinë e Milot Rashicës. Futbollisti shqiptar lëshoi një të djathtë nga distanca, duke shënuar kështu një gol spektakolar.

Topi i goditur prej tij përfundoi në cepin e djathtë të portës, atje ku ishte i pakapshëm për portierin kundërshtar. Milot Rashica po gëzon një formë mjaft të mirë me Beshiktashin në këtë sezon të ri futbollistik, teksa është përshtatur mjaft mirë me skemat dhe strategjinë e lojës të Van Bronkhorsti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/



#VIDEO #Rashica #shënon #gol #spektakolar #gjuajtja #lojtarit #shqiptar #është #pakapshme #për #portierin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button