AktualitetDurresi Sot

A do shkojë në burg? Trump del sot para gjykatës, 37 akuzat me të cilat përballet

Ish-Presidenti Donald Trump është në Florida për t’u paraqitur në një gjykatë federale në Miami, i akuzuar për keqpërdorim të dosjeve të sigurisë kombëtare.

BREAKING NEWS
SULMET KIBERNETIKE NË SHQIPËRI, PRESIDENTI I ESTONISË BËN PARALAJMËRIMIN E FORTË: DUHET TË JENI TË PËRGATITUR…
x
BOTA

A do shkojë në burg? Trump del sot para gjykatës, 37 akuzat me të cilat përballet

SHKRUAR NGA SOT.COM.AL
13 QERSHOR 2023
A do shkojë në burg? Trump del sot para gjykatës, 37 akuzat me
Ish-Presidenti Donald Trump është në Florida për t’u paraqitur në një gjykatë federale në Miami, i akuzuar për keqpërdorim të dosjeve të sigurisë kombëtare.

Trump përballet me 37 akuza, mes të cilave, mbajtje e qëllimtë e dokumenteve sekrete të mbrojtjes, konspiracion, pengim të drejtësisë dhe deklarata të rreme. Kjo është hera e parë në historinë e vendit që ndaj një ish-presidenti ngrihen akuza federale.

Dalja para gjykatës do të ndodhë në orën 15:00, me orën lokale. Kjo do të jetë hera e dytë që nga muaji prill, që Trump përballet me akuza penale. Por ndryshe nga rasti i Nju Jorkut, ekspertët ligjorë e kanë cilësuar aktpadinë e prokurorëve federalë, një çështje më të fortë. Akuzat përfshijnë ndër të tjera shkelje të ligjit të spiunazhit, i cili e konsideron një vepër penale mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve që lidhen me mbrojtjen. Nëse shpallet fajtor Trump rrezikon një dënim maksimal prej 20 vitesh heqje lirie.

Ish-Presidenti thotë se është i pafajshëm dhe është zotuar se do të vazhdojë fushatën e tij për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2024.

Problemet ligjore nuk e kanë dëmtuar popullaritetin e Trump në mesin e votuesve republikanë. Sondazhet e opinionit publik e tregojnë atë shumë përpara rivalëve të tij, që garojnë për të siguruar kandidimin zyrtar nga partia. Deri më tani, të gjithë kandidatët kanë qenë kryesisht në anën e tij mbi këtë çështje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button