Aktualitet

Kurti nuk përmbahet ndaj BE-së: Keni frikë Rusinë e përkëdhelni Serbinë! Pasojat i paguan Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Perëndimin se po përkëdhel Serbinë, i shtyrë nga frika se Beogradi do të afrohet më shumë me Moskën.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, shefi i ekezkutivit kosovar thekson se BE-ja po dështon të luajë rolin e arbitrit në dialog, duke mos e ndëshkuar Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të ujdisë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Dua që Brukseli të luajë rolin e një arbitri i cili i bie bilbilit sa herë që të ketë shkelje të marrëveshjes. Por, ajo që kemi parë në këto dy vite është se sa herë që Beogradi ka shkelur marrëveshjen, Brukseli nuk ka vepruar, nuk ka reaguar. Brukseli duhet t’i bëjë presion Serbisë të respektojë marrëveshjen dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive, me mirëbesim dhe me vullnet të mirë në zbatimin e saj të plotë. Mendoj se përkëdhelja e Serbisë nga Perëndimi, përgjatë dy viteve e gjysmë që prej nisjes së luftës ruse, nuk po jep rezultat. Dhe dikush duhet të thotë stop”, deklaroi Kurti.

Kryeministri Kurti shton më tej se diplomatët dhe zyrtarët që janë në ballë të politikës perëndimore lidhur me Rusinë po tregonin shumë përmbajtje e madje edhe frikë përballë Kremlinit:

“Lidhje të shumta mes Serbisë dhe Federatës Ruse dhe thellësia e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe historike po e bëjnë Perëndimin të ketë shumë kujdes ndaj Serbisë, në kufi me frikën. Dhe pasoja është se Kosova paguan çmimin dhe kjo nuk është e drejtë. Kam parë shumë diplomatë perëndimorë të cilët para luftës ruse në Ukrainë kanë qenë shumë të qetë dhe po të njëjtët tani kanë shumë frikë. Mendoj se e kishin gabim atëherë dhe e kanë gabim edhe tani”.

Kurti foli edhe për çështjen e urës mbi lumin Ibër, duke thënë se ata që e duan të mbyllur, dëshirojnë të mbajnë të gjallë ëndrrën e ndarjes së Kosovës: “Serbia dëshiron ta mbajë të mbyllur urën në Mitrovicë sepse duan të mbajnë gjallë ëndrrën e tyre për ndarjen e Kosovës. Ata duan ta kthejnë Ibrin në një kufi të ri. Kjo nuk do të ndodhë. Megjithatë, ata kanë gjetur disa partnerë në përpjekjen e tyre, edhe në Perëndim, nga shqetësimi dhe frika e tepërt që kanë disa diplomatë perëndimorë se destabilizimi mund të përsëritet”.

#Kurti #nuk #përmbahet #ndaj #BEsë #Keni #frikë #Rusinë #përkëdhelni #Serbinë #Pasojat #paguan #Kosova
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button