Sport
VIDEO/ Taulant Seferi “trullos” mbrojtësin kundërshtar, shënon golin e parë në Turqi –

Taulant Seferi ka festuar sot golin e tij të parë në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 27 të takimit. Seferi përfitoi nga një gabim në mbrojtjen kundërshtare dhe mori topin në zotërim.
Lojtari 27-vjeçar “trullosi” mbrojtësin e Hataisporit, duke e nxjerrë jashtë loje me një lëvizje. Më pas shtyu topin drejt rrjetës për t’i dërguar shifrat në 0-1 për Bodrumsporin. Në lojë mbeten edhe të paktën 45 minuta për t’u zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Hatayspor 0-1 Bodrum FK
?28′ Seferi pic.twitter.com/2G2ZDd00tL
— Anl?k Goller (@_anlikgoller) September 20, 2024
#VIDEO #Taulant #Seferi #trullos #mbrojtësin #kundërshtar #shënon #golin #parë #në #Turqi
SportExpress