Aktualitet

Spahiu: PD nuk ndërton struktura! Harxhon energji që Berisha të shpallet i pafajshëm

Juristi Kreshnik Spahiu theksoi në ‘Studio Live’ se opozita po harxhon shumë energji duke u marrë me çështjen Berisha dhe duke bërë betejë me drejtësinë, saqë po konsumohet në betejën me qeverinë për zgjedhjet e 2025.

‘Të bësh protesta të përditshme për pafajësinë e liderit të partisë janë energji. Sakrificë e madhe, njerëz që duhet të lënë punën, familjen dhe të dalin në protestë. Ndërkohë duhet të ishte energji për të ndërtuar struktura, propagandën e opozitës. Këto energji shkojnë për betejë për SPAK dhe Altin Dumanin. Janë 6 muaj para zgjedhjeve. Lufta me drejtësinë, këta kanë zgjedhur taktikë perfektë por i jep kosto politike. Ka një inkoherencë të betejave politike me ato juridike. Po dëmtohet kështu dhe është në pamundësi organizimi. PS është shumë komod, kanë pushtet, para, media, patronazhist. Kanë rënë vetëm një herë nga pushteti. Kur u përçanë, kur Ilir Meta ia mori gjysmën e partisë. Sot nuk ka një çarje. Opozita do i afrohet pushtetit kur një grup socialistësh do i dalin kundër Ramës’, tha Spahiu për Arbër Hitajn.

#Spahiu #nuk #ndërton #struktura #Harxhon #energji #që #Berisha #të #shpallet #pafajshëm
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button