Sport
Milanit nuk i mjafton goli që në minutën e 3-të, Liverpuli përmbysi “djallin” në “San Siro” –
Milan-Liverpul ishte kryendeshja e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë e nisën sfidën me një gol që në minutën e 3-të të takimit, duke ndezur atmosferën në “San Siro”. Por goli i Pulisiçit në fund i vlejti vetëm statistikave, pasi Liverpuli përmbysi rezultatin.
Ibrahima Konate rivendosi baraspeshën në minutën e 23-të, ndërsa Van Dajku ktheu rezultatin në favor të Liverpulit vetëm 4 minuta përpara përfundimit të pjesës së parë të lojës. Ndërkaq, ishte Zobozlai ai që vulosi shifrat përfundimtare në 1-3 me golin e shënuar në minutën e 67 dhe që i largoi anglezët me fitore nga “San Siro”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Milanit #nuk #mjafton #goli #që #në #minutën #3të #Liverpuli #përmbysi #djallin #në #San #Siro
SportExpress